Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, Rakacolli: Ka përmirësime në shifra, por …

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit të Ekspertëve tha se edhe pse është vënë re një ulje e rasteve të reja gjatë javëve të fundit, është marrë vendimi që këto masa të qëndrojnë edhe për dy javët në vazhdim.

Rakacolli:

Këto rezultate janë si rezultat i masave, është vënë re një zbatim i masave dhe këto janë rezultate. Sic e tham europa po përballet me nje rritje të numrit të rasteve dhe është e qartë që rritje kemi në Gjermani, Francë, por kanë në fuqi dhe izolimin selektiv. Prandaj për këtë arsye komiteti ka vendosur që masat që kanë qënë deri tani kanë qënë të efektshme dhe ato do të qëndrojnë për dy javët në vazhdim.

Masat që do të qëndrojnë në fuqi për dy javët e ardhshme:

-Kufizimi i lëvizjes nga ora 06:00-20:00.

-Qytetarët që do u nevojitet që të dalin pas orës 20:00, duhet të pajisen me një autorizim në e-Albania.

-Kufizimi i bareve, restoranteve dhe fast-food nga ora 06:00-20:00 (Pas kësaj ore vetëm shërbim delivery).

-Shkollat e mesme në bashkitë me rrisk të lartë përhapjeje do të vijojnë mësimin online.

-Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona.

-Pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe.

 

Zjarr Tv Ad