Mblidhet Kryesia e PD-së, fjalët e para të Bashës: Në këtë parti ka vend për të gjithë, besoj se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo për një hajdut tjetër

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha përballet për herë të parë me anëtarët që i kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme.

Në fjalët e tij të para në fillimin e mbledhjes, Basha u shpreh se në Partinë Demokratike ka vend për të gjithë, teksa shtoi se gishti fillimisht duhet drejtuar nga kundërshtarët për masakrën elektorale të 25 prillit dhe më pas te ai.

Basha tha se e ka mbajtur peshën e sulmeve denigruese të mazhorancës sepse beson që Shqipëria ka nevojë për një ndryshim dhe jo për një hajdut tjetër.

”Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin.

Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër vecse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.

E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek Shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurrë për një hajdut tjetër më të madh, apo një ortak me te zotë të bandave dhe mafias.”- tha Basha.

Zjarr Tv Ad