Mblidhet Kuvendi/Votohet marrëveshja e 5 qershorit

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë ku në rend dite është futur votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes së arritur fillimisht mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare. Dy ditë më parë shumica socialiste firmosi një marrëveshje me opozitën parlamentare për të votuar paktin e 5 Qershorit. Deri në mbylljen e sesionit parlamentar do të zhvillohen edhe tre seanca. Fundi i korrikut do të jetë i nxehtë, pasi në tre ditë do të ketë tre seanca radhazi.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020. Por çfarë do të miratohet? Dy janë çështjet më të nxehta që pritet që të miratohen. E para lidhet me ndryshimet kushtetuese, që ka të bëjë me hapjen e listave dhe koalicionet. Ndërsa brenda këtij sesioni parlamentar, pritet që të miratohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit të Posaçëm që u ngrit për Ilir Metën, ku PS-ja u tërhoq nga shkarkimi.

Interpelancë urgjente me ministren për Arsimin, Rininë dhe Sportet kërkuar nga një grup deputetësh

Interpelancë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme kërkuar nga deputeti Kostaq Papa.

Raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për 2019

Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Ministrave për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2019

Raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave për vitin 2019

Akti normativ nr. 27, datë 1.7.2020, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””.

Akti Normativ nr. 29, datë 15.7.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”

Projektligji “Kodi ajror”

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9357, datë 17.03.2005 “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit” të ndryshuar””

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar”

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri (faza 4, 2019-2023)

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”

Dekret nr. 11.443, datë 02.03.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar””.

Dekret nr. 11.444, datë 02.03.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”

Dekret i Presidentit të Republikës me nr. 11.536, datë 8.7.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 74/2020 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.537, datë 9.7.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 20, datë 20.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””

Zjarr Tv Ad