Mbollën kanabis në shtëpi, në pranga 2 persona ne Fier

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona Fier kanë rënë në prangat e policisë pasi në shtëpinë e tyre kishin mbjellë kanabis.

Në vijim të punës së policisë në shtëpitë në fashtrat Cakran dhe Gorishovë janë konstatuar të mbjella bimë narkotike

Autoritetet vunë në pranga 2 persona, një 42-vjeçar me iniciale K.Sh., banues në Cakran, Fier dhe një 20-vjeçar me iniciale F.Xh., banues në Rroms të Mallakastrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit K. Sh., 42 vjeç, banues në Cakran, Fier dhe F. Xh., 20 vjeç, banues në Rroms, Mallakastër” – njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Zjarr Tv Ad