“Mbrapa – Përpara”/ PS bëhet MEME – Shqiptarët “shfrenojnë fantazinë” me personazhet e selisë rozë

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste duket se e ka humbur shkëlqimin e saj edhe sa i përket dozave të propogandës që përdor në aktivitetet politike, duke e kthyer atë në një kopje qesharake të Partisë së Punës.

Kryetarë bashkish, ministra dhe vetë kryeministri Edi Rama dolën dje para kamerave në sheshin “Skënderbej” me lopata në duar, gjoja për të na mbushur mendjen se do mbjellin pemë dhe për të përcjellë mesazhin e fushatës së gjelbër që ata do të zhvillojnë këto javë.

Por nisma e socialistëve për fushatë të gjelbër ngjan si një përpjekje groteske për të “mbuluar” kullat që kanë pushtuar qiellin e qendrës së kryeqytetit, por dhe kur kujton fushatën e gjelbër në Tiranë mendja të shkon tek urbanët “Green lines” të unazës, të cilët të merr frika kur bëhen gati për të ndaluar, pasi nuk e di as destinacionin përfundimtar të ndalesës, në Lanë apo pas vargjeve të makinave që kalojnë pranë tyre.

Por shqiptarët duket se janë frymëzuar tej mase nga slogani “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, ndërsa nuk e kanë kursyer fantazinë për të realizuar njësërë memesh me vetë personazhet e selisë rosë.

Zjarr Tv Ad