Emigrimi i shqiptarëve me gomone drejt Anglisë është shndërruar një nga çështjet më të debatueshme, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Britani. Por ëndrra për të shkuar në tokën angleze kalon mes shumë peripecive.
Emisioni “Piranjat” në Abc kanë sjellë një investigim të kalvarit të vuajtjeve të emigrantëve shqiptarë që synojnë të kalojnë nga Franca drejt Anglisë me gomone.
Agjenti Eraldo Harlicaj dhe ekipi i xhirimit u zhvendosën në bregdetin e “Dunkirk” në Francë, aty ku janë të grumbulluar më shumë se 5 mijë emigrantë nga disa vende të ndryshme të botës të cilët synojnë që të kalojnë detin dhe të shkojnë në Britaninë e Madhe.
Emisioni tregon se në çfarë torturash, tmerri, lodhjeje por dhe pasigurie për jetën kalojnë emigrantët shqiptarë por edhe të tjerë, të cilët ëndërrojnë për të shkuar në Britani.
Ata që drejtojnë trafikun njerëzor në Francë janë kurdë, ndërsa shqiptarët bëjnë vetëm rolin e sekserit.
Përmes rrëfimeve të bëra për “agjentin” Eraldo Harlica, emigrantët rrëfejnë se shpesh kurdët qëllojnë edhe me armë zjarri duke lënë njerëz të plagosur, në rast se atyre ju prishen pazaret.
“Mbrëmë o plak ka qenë tmerr fare. Parmbrëmë ishin plagosur 9 persona, a 12 sa tha ai. Epo ka këput…ky i joni këtu ore, ky është çakmak (kurdi që udhëheq kampin)”, tha një emigrant.
“Ata nga shinat me vrap. Bam bam, po kështu drejt ë. Sade”
Ajo që e bën edhe më tragjike këtë rrugëtim pafund, është e në kam sheh edhe fëmijë të vegjël, të cilët njëlloj si prindërit e tyre duhet të kalojnë natën në çadra, të pangrënë, por edhe të ecin për orë të tëra në këmbë për të arritur në destinacion, aty ku është gomonia që do i kalojë përtej detit.
“Iu mbush mendja një komshiut tim, o vlla ma jep numrin më tha të burrit të huaj. Shkojmë e takojmë, do iki tha. Fëmija 2 muajsh”, tregon një tjetër emigrant.