Mbretëresha e këngës, “rikthehet” në Lushnje

0
21

Mbretëresha e këngës, Vaçe Zela, u përjetësua në bronz në qytetin e saj të lindjes. Busti i këngëtares u vendos në qendër të qytetit në kuadër të ceremonive për 100 vjetorin e Kongresit rtë Lushnjes.E derdhur në bronz, në një bust dy metra të lartë, qëndron e ulur këmbë mbi këmbë dhe me kitarën në dorë.

Vaçe Zela u përjetësua në zemër të qytetit të lindjes. Bustin e zbuloi vajza e vetme e këngëtares me kryebashkiakun e Lushnjes.

“Një falenderim nga thellësia e shpirtit për dashurinë që i keni falur jo vetëm sa ishte gjallë, por edhe sot.”

“Tashmë do të shoqërojë jetët tona, e përjetësuar në bronz.”

Inaugurimi i veprës së skulptorit, Arben Bajo, jo pa qëllim ishte lënë në kuadër të aktiviteteve për 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes. 2