Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elisabeth II i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Përpos sfidave globale shëndetësore, mbretëresha uron një të ardhme më të mirë.
“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth.