Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë për ta uruar boksierin shqiptar Florian Marku për fitoren mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.
Menjëherë pasi Marku ngriti rripin e argjendtë, Rama postoi një foto të tij në rrjetet sociale duke e quajtur “Albanian King”, apo mbreti shqiptar.
Dy ditë më parë kryeministri Rama e priti Markun në zyrën e tij, ku nuk kurseu as shkëmbimin e batutave me të.
“Faleminderit për dorezat”, i tha Rama boksierit shqiptar për dhuratën, duke shtuar “më duhen në këto kohë”.
Ndërsa Marku iu përgjigj duke thënë “Rama fiton zgjedhjet, unë fitoj ndeshjet”.