Mbrojtësi Gojkovic largohet nga Partizani

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Futbollisti boshnjak ka vendosur me mirëkuptimin e klubit kryeqytetas të ndërpresë kontratën dhe të kërkojë skuadër të re.
Arsyeja e largimit ka të bëjë me hapësirat e pakta që 23-vjeçari gjeti përgjatë këtij viti te 15-herë kampionët e Shqipërisë. Lajmin e ka konfirmon klubi i Partizanit në faqen zyrtare.
“ZYRTARE

Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Renato Gojkoviç. Mbrojtësi 23 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirkuptim marrëveshjen mes palëve. Mbrojtësi shtatlartë nga Bosnjë Hercegovina, i cili iu bashkua skuadrës në fillim të 2018, përgjatë këtij viti ka patur pak hapësira aktivizimi. Klubi dhe lojtari vendosën të ndërpresin bashkëpunimin duke i dhënë mundësi mbrojtësit të jetë i lirë.
Klubi falënderon Renato Gojkoviç për kontributin e dhënë me fanelën e Partizanit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive.”

 

Zjarr Tv Ad