Elseid Hysaj mund të ndryshoj skuadër gjatë kësaj merkatoje, futbollisti pritet të lërë Lacion për të firmosur në La Liga.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane Hysaj ka arritur një marrveshje me skuadrën e Valencias. Lojtari pritet të firmos një kontrat katërvjecare nga e cila do të përfitoj rreth 2 milion euro në sezon.
Klubi spanjoll tani duhet të bind drejtuesit e Lacios e cila kërkon 5 milion euro për ta lënë të lirë shkodranin. Nga ana tjetër Valencia ka bërë një ofertë prej 3 milion eurosh dhe palet duhet ende të negociojnë për arritjen e marrveshjes.
Largimi i Hysaj nga kryeqytetasit do ti hapte rrugën transferimit te Marcelos te bardhekaltërit. Përfaqësuesit e këtij të fundit kanë bërë me dije se braziliani do ta mirëpriste një kalim në Serinë A duke e kaluar topin në fushën e Lotitos.