‘Mbroni territorin nga zjarret’, kryebashkiaku i Shkodrës flet për situatën në qark, ja apeli për banorët

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia i bën apel qytetarëve të mbrojnë territorin nga zjarret. Teksa flet për situatën në qark nga zjarret, Spahia shkruan se dëmet rezultuan të shumta në sipërfaqet e gjelbra, ndërsa u prek pjesërisht një shtëpi banimi në njësinë Administrative Berdicë, dhe u rrezikuan seriozisht banesat e tjera.

‘Jemi përballur me një situatë aspak të zakontë që krijuan vatrat e zjarreve në disa njësi administrative të Bashkisë Shkodër.

Fatkeqësisht dëmet rezultuan të shumta në sipërfaqet e gjelbërta, ndërsa u prek pjesërisht një shtëpi banimi në njësinë Administrative Berdicë, dhe u rrezikuan seriozisht banesat e tjera. Fatmirësisht ja dolëm të mos kemi cenim të jetëve njerëzore, që është kryesorja në të tilla situata.

Falënderoj me mirënjohje pa fund të gjithë efektivët e repartit zjarrfikës Shkodër, që në të gjithë këto ditë kanë dëshmuar profesionalizëm, sakrificë dhe përkushtim maksimal në kryerjen e misionit të tyre. Do të përpiqem maksimalisht që si kryetar i Bashkisë Shkodër t’u gjendem pranë në përmirësimin e kushteve të punës dhe për një trajtim dinjitoz sa i përket pagave dhe orëve shtesë.

Gjithashtu mirënjohje për të gjithë drejtorinë e shërbimit pyjor në bashki, që u angazhuan me kapacitet të plotë në përballimin e këtyre situatave.

Për banorët e Bashkisë Shkodër kam një thirrje që ju drejtohet të gjithëve pa përjashtim, mbroni territorin nga zjarret, denonconi çdo veprim të paligjshëm dhe kontribuoni që të mos rrezikojmë jetët, shtëpitë dhe pronat nga zjarret që në këto temperatura ekstreme, përhapen me shpejtësi’, shkruan Spahia.

Zjarr Tv Ad