Mbushjani gotën me ujë, Basha ironi me Ramën: Nona e së keqes

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka nisur me ironi replikën e tij për kryeministrin Edi Rama. Basha kërkoi që gotën me ujë t’ja lënë të mbushur sepse i thahet fyti, ndërsa e cilësoi si “nona dhe baba e së keqes”.

“Kryeministrit lërjani gotën e ujit të mbushur që mos e ketë fytin e tharë. Dalka këtu për të përsëritur ato që thashë unë por të shtrembërua. Është nona e të keqes dhe baba e të keqes. Shikoni pak të dashur qytetarë se ku e vendos një debat që është për xhepat tuaja,” tha Basha.

Ndërkohë që kryeministri Rama mbajti fjalën e tij, deklaratat kundër opozitës sollën irritimin e këtyre të fundit. Kreu i qeverisë i quajti ndër të tjera  demokratët si “mbeturina të Partisë së Punës”.

Zjarr Tv Ad