“Mbylle një kopsht ku ishin 250 ‘Zaho’”- Berisha dënon aktin e qeverisë për shkollën turke: Për problemet që ka Erdogani me Gylenin janë çështje të Turqisë, jo të Shqipërisë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar vendimin e qeverisë që urdhëroi mbylljen e shkollës turke në Tiranë “Mehmet Akif”. Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se “Rama ka mbyllur një kopsht ku kanë qenë 250 Zaho”, duke iu referuar djalit të vogël të kryeministrit.

Sipas Berishës, problemet ideologjike që ka Erdogani me Gylenin janë çështje të Turqisë, jo të Shqipërisë. Me këtë vendim u shpreh Sali Berisha, Rama po vepron nën diktatin e Erdoganit, ne një akt shumë i rëndë.

“Konsideroj një akte të rëndë mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm në diktatin e Erdoganit të shkollës që mban një nga emrat më të nderuar, autorin shqiptar të himnit turk, Mehmet Akif dhe të kopshtit. Dua ti them dy fjalë Edi Ramës. Ke mbyllur një kopsht ku kanë qenë 250 Zaho, të skuqesh nga turpi, që u mbyll vogëlusheve kopshtin. Një akt të tillë ndaj  nuk mund ta ndërmerrte kush kurrë.

Edhe një herë, Edi Rama ke treguar se je i aftë për cdo lloj akti. Të zbrisje ti dhe të trishtosh 255 fëmijë në kopsht. Një kopsht model.

Ta mbyllësh se përkulesh për shkak të lidhjeve, akti më i shëmtuar. Dua të  mendojë 255 herë si për djalin tënd p ara së të ndërmerrje një vendim të tillë.

Nëse kishte mësues që kishte probleme me drejtësinë turke sillë dosjen dhe ti gjykojmë.

Ne jemi për luftën kundër terrorizmit, por të mbyllesh me një urdhër një kopsht shembullor.

Çfarë u thotë ky kryeministër 255 fëmijëve që u bashkuan dhe nuk mund të shkojnë në kopshtin e tyre. Mund ta bëjë një njeri i përgjegjshëm këtë. Kurrë!

E njëjta gjë për kolegjin Mehmet Akif. Një nga më të mirët. Për probleme ideologjike që ka Erdogani me Gylenin, ato janë probleme të Turqisë, jo të Shqipërisë. Nga Shqipëria nuk do pranonim që të projektoheshin akte kundër republikës turke”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad