Mbyllen 3 shkolla në ditën e parë të shkollës, shkak numri i ulët i nxënësve

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyra Arsimore Kukës njofon se 3 shkolla të arsimit 9-vjeçar janë propozuar për t’u mbyllur për shkak të numrit të vogël të nxënësve.

Mbyllja e shkollave për shkak të numrit të ulët të nxënësve po kthehet në një problem shqetësues në vendin tonë, veçanërisht në zonat rurale.

Bëhet fjale për Shkollen 9 vjecare Nimqe,  ku nxënësit do të transferohen në Shkollën e Topojanit.

Për shkollen e fshatit Pistë Njësia Administrative Malzi, nxënësit do të transferohen në Shemeri dhe për shkollen Ujmisht që nxenesit do transferohen në Malqenë.

Për të treja këto lëvizje do të pyeten edhe prindërit, në mënyrë që më pas të realizohet transportimi i nxënësve.

Ndërsa Zyra Arsimore Has bën me dije se 2 shkolla janë propozuar për tu mbyllur për shkak të numrit të ulët të nxënësve.

Bëhet fjalë vetem për nxenesit e klases së 6-9 të fshatit Mujë, ndërsa nxënësit e ciklit fillor do zhvillojnë mësimin aty ku janë por problem ngelet transporti i nxenesve ne këtë zonë pasi jane 12 km rrugë nga fshati Mujë deri në qytet të pa asfaltuar dhe ka mungesë të mjeteve të transportit.

Gjithashtu edhe për nxënësit e klasave të 6-9 të shkollës 9 vjeçare në fshatin Zgjeç të cilët mendohet të transferohen në shkollën e fshatit Letaj 6k m por edhe në këtë zone nuk mjete të transportit fugona.

Gjithashtu edhe Zyra Arsimore Tropoje ben me dije se ju është propozuar prindërve të nxënësve të shkollës së fahatit Plan për tu transferuar në shkollën 9 vjeçare në Fierzë, ku transporti do të realizohet nga Bashkia.

Zjarr Tv Ad