Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka përfunduar raundi i dytë i takimit mes delegacionit ukainas dhe të rusisë. As këtë herë nuk u arrit një marrëveshje.
Këshilltari i Volodymyr Zelenskyy, Mykhailo Podoliyak me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se raundi i dytë ka përfunduar dhe se fatkeqësisht nuk u arritën rezultatet që i duheshin Ukrainës, teksa tregon se janë dakordësuar për organizimin e korridoreve humanitare.
“Ka përfunduar raundi i dytë i negociatave. Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë ende të disponueshme. Ka vetëm zgjidhje për organizimin e korridoreve humanitare” thuhet në postim.
Mediat e huaja bëjnë me dije se palët kanë rënë dakord për një raund të tretë bisedimesh, data dhe ora nuk është caktuar ende.