Mbyllen hetimet për gjyqtarin e lartë që u shkarkua nga vettingu

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka shpallur dhjetëra vendime fajësie dhe pafajësie gjatë karrierës së tij si pjesë e drejtësisë, të nisur në vitin 1992, por tashmë ish-gjyqtari i Lartë, Admir Thanza do të provojë të ulet në bankën e të akuzuarve.

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për ish-gjyqtarin e lartë e po ashtu ish anëtar i Gjykatës Kushtetues dhe e dërgoi atë të pandehur, pas gjetjeve të ONM gjatë procesit te vettingut që e shpalli Admir Thanzën të papërshtatshëm për sistemin e drejtësisë.

Prokuroria e Tiranes e dërgoi të pandehur në Gjykatë ish-gjyqtarin e karrierës Thanza, nën akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit. 50 vjeçari do të gjykohet për zbulimin e ONM-së, në të cilin rezulton i dënuar nga Gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi.

Ky verdikt i shpallur në 1999 nga gjyqtaret e Pizës që ishte konvertuar në dënim me kusht, është fshehur si fakt në formularët e dekriminalizimit, gjatë kohës që ai ushtronte detyrën e gjyqtarit të lartë.

Ish gjyqtari që ka qenë në krye të kupolës së drejtësisë për vite me radhë, ndoqi të njëjtën vijë mbrojtjeje edhe para komisionerëve edhe para prokuroreve që e hetuan. Ai këmbëngul se nuk ka vjedhur asnjëherë në jetën e tij dhe se e kishte pranuar këtë ngjarje për humanizëm, për të shpëtuar nipin e tij.

Për shkeljen e dytë, atë të mos deklarimit në formular, Thanza pretendon se posedon një dëshmi penaliteti të pastër dhe se nuk ka fshehur asnjë krim.
Sidoqoftë alibia e fundit mbetet e vështirë për t’u besuar, përderisa shteti italian e konfirmoi me letër porosi ngjarjen për të cilën, njeriu që mbante çekiçin e drejtësisë, ishte shpallur fajtor 20 vite më parë.

 

Zjarr Tv Ad