Mbyllen hetimet për Stresin, dosja dërgohet në gjykatë

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfundojnë hetimet për këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar dosjen në Gjykatë në ngarkim të këngëtarit.

Stresi u arrestua vjeshtën e lënë pas më 17 tetor, në zonën e Linzës në Tiranë, pasi u gjet i zhveshur i shtrirë në krevatin e një hoteli, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçe.

Ai u zu në befasi, ndërkohë që në dhomë iu gjet kokainë dhe një 10 mijë lekësh i bërë gati për thithje. Po ashtu reperit iu gjet edhe pistoleta që mbante me vete.

Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Këngëtari rezulton se ishte përgjuar pas hetimeve për grupin “Bajri”.

Kjo pasi në përgjime ai rezulton se kishte thënë se e kishte hedhur pistoletën që mbante me vete pranë shkollës “Partizani”, duke i shpëtuar policisë.

Zjarr Tv Ad