Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë pasi një punonjës rezulton pozitiv me koronavirus

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada Shqiptare në Athinë është mbyllur për shkak  të situatës së krijuar nga koronavirusi. Sipas burimeve, një punonjës i ambasadës ka rezultuar pozitiv me Covid19. Pritet që të testohen edhe punonjësit e tjerë.

Pavarësisht se dhjetëra qytetarë presin përpara kësaj ambasade për të marrë shërbime, ajo ka mbyllur dyert.Siç shihet edhe në foto, përballë ambasadës janë vendosur edhe forca të policisë greke, për të shmangur grumbullimin e  njerëzve. Akoma nuk ka një njoftim nëse emigrantët shqiptarë do mund të marrin shërbime nga dita e nesërme apo jo.

Zjarr Tv Ad