Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë/ Punonjësi rezulton me Covid-19

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Covidi mbërrin dhe në ambasadën shqiptare në Athinë, ku mësohet se ky institucion është mbyllur përkohësisht. Punonjësi që ka rezultuar derimë tani pozitiv emrin e të cilit e disponon TCH, punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë.

Ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv gjatë testit. Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij.

Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Burime pranë ambasadës thanë se mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike.

Drejtuesit e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjë testin Covid-19, ndërsa sot ambasada do të dezinfektohet. Ende nuk dihet nëse shërbimet do të ofrohen nga nesër ose jo.

Zjarr Tv Ad