Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Tre persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Elbasan.
Mësohet se janë prekur nga koronavirusi një edukatore, kuzhinjerja dhe ndihmës kuzhinierja në kopshtin publik numër 7 në qytetin e Elbasanit.
Bëhet me dije se kopshti është mbyllur, ndërsa personat e prekur janë karantinuar në banesë.
Ndërkohë infektimi i tyre ka krijuar panik tek punonjësit e tjerë të insititucionit arsimor dhe prindërit që kanë fëmijët e tyre aty.
Sakaq, bashkia ka kryer dezifektimin e të gjitha ambienteve.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 375 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkaur në 13153.