Mbyllet kopshti në Elbasan/ Tre persona rezultojnë pozitiv, infektohet me koronavirus edukatorja dhe personeli

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Elbasan.

Mësohet se janë prekur nga koronavirusi një edukatore, kuzhinjerja dhe ndihmës kuzhinierja në kopshtin publik numër 7 në qytetin e Elbasanit.

Bëhet me dije se kopshti është mbyllur, ndërsa personat e prekur janë karantinuar në banesë.

Ndërkohë infektimi i tyre ka krijuar panik tek punonjësit e tjerë të insititucionit arsimor dhe prindërit që kanë fëmijët e tyre aty.

Sakaq, bashkia ka kryer dezifektimin e të gjitha ambienteve.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 375 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkaur në 13153.

Zjarr Tv Ad