Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, Basha: Unë mbaj përgjegjësi! Jam në dispozicion të çdo lloj zgjidhjeje me gjithçka që kam në dorë!

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është vendosur në dispozicion për të gjetur një zgjidhje për të përbashkuar demokratët. Basha shtoi se sot është bërë një analizë e gjendjes dhe se nuk ka kërkuar justifikime apo koka turku.

“Ajo që dua t’ju them sot është se ka pasur një diskutim të gjatë dhe kam konstatuar se na përbashkon ajo që e kam thënë vendossmëria për të bërë gjithsccka për të bashkuar PD. Si kryetar përgjegjësia kryesore bie mbi mua dhe vura veten në dispozicion të një zgjidhje të kësaj situate”, tha fillimisht Basha.

Pse nuk e dhatë dorëheqjen? “Sot është bërë njuë analizë e gjendjes, ka parë mundësitë e përbashkimit nuk ka kërkuar koka turku dhe justifikimi.  Për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Sa më takon mua jam në dispozicion të zgjidhjes me gjithçka që kam në dorë”, tha Basha.

Mbledhje e grupit të PD, zgjati për rreth 6 orë ndërsa u shoqërua me debate të forta mes demokratëve.

Zjarr Tv Ad