Ka përfunduar pak çaste më parë numërimi i votave në të gjitha bashkitë e qarkut të Korçës. Në bashkinë e Korçës është konfirmuar për herë të dytë në krye të bashkisë, Sotiraq Filo.
Në Bashkinë Maliq, qytetarët i kanë besuar qeverisjen vendore kandidatit të vetëm Gëzim Topçiut, i cili ka marrë në total 13656 vota. Në të gjithë qarkun e Korçës janë shpallur të pavlefshme plot 4560 vota .
Fituesit e bashkive në qarkun e Korçës:
Maliq:
Gezim Topciun (PS) 13656 vota
933 vota të pavlefshme
Kolonjë:
Erion Isai (PS) 4278 vota
Fation Feka 304 vota
427 vota të pavlefshme
Devoll:
Eduard Duro (PS) 6304 vota
Fezi Shaholli (I pavarur) 648 vota
Ylli Cenkolli (FRD) 242 vota
Artur Korpollogu, Shpresa për ndryshim, 341 vota
355 vota të pavlefshme
Korçë
Sotiraq Filo (PS) 20831
Leonard Olli (BD) 1759
1902 vota të pavlefshme
Pogradec:
Ilir Xhakollin (PS) 17298 vota
890 vota të pavlefshme
Pustec:
Pali Kolefski (PS) 1505
Edmond Themelko 859
53 vota te pavlefshme