Mbyllja e kolegjit turk/ Flet avokati: Vendimi i qeverisë i padrejtë dhe i paligjshëm! Nuk kemi lidhje me Fondacionin “Gulisan”

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas urdhrit të Qeverisë për të mbyllur shkollën turke “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtin e kolegjit “Turgut Ozal” sot kanë reaguar përfaqësuesit e këtyre institucioneve arsimore.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi ligjor i shoqërisë “Turgut Ozal”, Isuf Shehu kërkon rishikim të vendimit të qeverisë, duke e konsideruar atë të padrejtë.

Sipas Shehut, nga ana e ministrisë së Arsimit ka pasur inspektime të vazhdueshme, ku janë konstatuar edhe standardet më të lartë të mësimit. Ndërsa çështja e vendndodhjes tha ai është zgjidhur.

Avokati u shpreh se kopshti nuk ka lidhje me fondacionin “Gulisan” dhe nuk financohet nga kjo organizatë, por është financim holandez, ndërsa theksoi se çështja do të ndiqet në rrugë ligjore.

“Nuk ka lidhje mes Fondacionit të Gulistan dhe shoqërisë Turgut Ozal. Aktiviteti i kopshtit është pjesë e aktivitet të shoqërisë Turgut Ozal, që është pjesë e një investimi të huaj holandez.

Ky kopsht ka qenë në këtë adresë prej vitit 2004. Ka pasur një korrespondence  me ministrinë e Arsimit. Në muajin shkurt nga ana e ministrisë së Arsimit ky fakt që në dosjen e tyre nuk kishte një dokumentacion lidhur me vendndodhje është sqaruar dhe ka filluar procedura.

Ky kopsht ka qenë pjesë inspektuese e ministrisë, ku kanë konstatuar standarde më të larta.

Ajo që ka ndodhur është një moskomunikim dhe mos respektimin të ligjit nga ana e ministrisë, mos respektimit të kritereve të ligjit parauniveristar . Kjo është reflektuar në këtë urdhër të padrejtë dhe të paligjshëm nga ana e ministrisë së Arsimit.

Është përgatitur administrata për të respektuar parimin e ligjshmërisë. Ne i kemi marrë masat. Dje kishim grupin e inspektimit.

Njerëzit nuk janë tastierë kompjuteri dhe menjëherë të kalojnë në një faqe tjetër. Do kohën e tyre ky proces”.

Zjarr Tv Ad