Mbyllja e shkollës ‘Mehmet Akif’, Fevziu: Akt i rëndë, arsimi po gjymtohet

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me mbylljen e shkollave turke në Tiranë, veprim të ciline konsideroi akt të rëndë dhe të papranueshëm.

Ai tha se ndoshta mund të jetë dhe presioni i përsëritur i Erdoganit, por sipas tij është e papranueshme që në vitin 2022 të mbyllës një shkollë kur një nga problemet tona më të mëdha është arsimi.

Unë nuk i hy arsyeve të mbylljes së shkollës, por në gjykimin tim, unë e konsideroj mbylljen e një shkolle një akt të rëndë për një vend, një akt të papranueshëm. Të nxjerrësh një numër nxënësish, të mbyllësh një shkollë që ka diplomuar dhjetëra e dhjetëra nxënës, në këtë aspekt e konsideroj të papranueshëm. Mund të jetë presioni i Erdoganit i përsëritur disa herë. Kërkova të përballë ministrinë dhe përfaqësues të shkollës në emisionin tim dhe palët refuzuan. Shkolla më tha të dërgoj avokatin, po unë nuk jam gjykatë. Prandaj mendoj se ata duhet të ishin në çdo studio televizive sot për të mbrojtur të drejtën e tyre. Për detajet e mbylljes nuk i njoh rrethanat, problemi është se në Shqipëri gjithsecili mendon se di të vërtetën absolute, por duhet vërtetim se për çfarë e ka bërë.

Të mbyllësh një shkollë në vitin 2022, kur një nga problemet kryesore që ne kemi është arsimi. Arsimimi po vjen duke u gjymtuar dhe të rinjtë po ndjekin modelin e banditit.MCN TV

Zjarr Tv Ad