Mbyllja e sporteleve/ Pensionistët në vështirësi i drejtohen qendrave të internetit, zv/ministri i Brendshëm: Moshat e treta do e marrin shërbimin fizikisht, të mos marrim një rast për të gjykuar procesin

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv/ministri i Brendshëm Andi Mahilaj, në viziten e tij në Vlorë në sportelet e gjendjes civile theksoi se procesi i sporteleve të ” mbyllura ” dhe aplikimet online kanë shkuar mirë, duke evituar radhet e gjata dhe pritjen.

Sipas Mahilaj qytetarët e moshës së tretë që nuk kanë mundësi të kenë akses në shërbim do të mund ta marrin ate në sportelet fizike jo vetëm në zona urbane por edhe ato rurale. Është një proces transformues, një kthesë të madhe,kërkon vendosmëri nga të gjithë ne por kërkon edhe kalimin e besimit të qytetarëve te teknologjia për tu kalusr te metoda e të kaluarës.

Nuk është proces që ka filluar tani, periudha e pandemisë bëri testin e parë, tani jemi më fazë që ofrohen 95 % e shërbimeve online.

Ne jemi edhe sot këtu për të inspektuar në vend sportelet online se si po përgjigjen dhe reagojnë ndaj këtij ndryshimi. Sa vumë re këtu nuk ka asnjë qytetar, fare një zonjë është vetëm dhe për këtë me vjen mirë se po realizon qëllimin ky proces që është transformues. Qëllimi është të kursejë kohë dhe para.

Asnjë nga punonjësit e gjendjes civile nuk do të lëvizin dhe do të jetë i angazhuar maksimalisht por ndryshon forma. Një nga detyrat që do të kenë është mbështetja e qytetarëve në sportele fizike, moshat e treta apo persona që nuk operojnë dot online, ti asistojnë online, me qëllim që këta qytertarë të mos u drejtohen qendrave të internetit apo personave të tjera në njëfarë mënyre mund të abuzojnë.

Do të paraqiten në sportelin fizik, do ti hapet adresa nga punonjësi në e-albania, do të bëhet aplikim, dhe printimi nëse do të duhet. Në sportelet fizike. Zonat e thella deri dje kanë funksionuar. Të mos marrim një rast për të gjykuar procesin”– u shpreh ai për mediat.

Sipas kreut të Bashkisë, Dritan Leli nuk do të ketë reduktim të stafit dhe punonjësve por me shumë përgjegjësi për të ofruar në kohë shkresat dhe përgjigjet që kërkohen elektronikisht. Ndërkohë qytetarët kryesisht ata të moshës së tretë kanë pasur më shumë vështirësi për aksesimin e shërbimit. Shumë prej tyre iu drejtuan qendrave të internetit.

Zjarr Tv Ad