Një 55-vjeçare është mbytur që mbrëmë në lumë në fshatin Ferras në Fier. Bëhet fjalë për Shaqe Nexhipin e cila ka qenë e paralizuar dhe është rrëzuar në ujë.
Sipas raportimeve të banorëve, trupi i 55-vjeçares është ende në lumë, pasi sipas tyre nuk ka polumbarë për ta nxjerrë. Banorët kanë telefonuar disa herë në polici, por askush nuk ju është përgjigjur. Denoncimi është bërë që ditën e djeshme në orën 7 të pasdites, ndërkohë policia e Fierit nuk ka asnjë informacion zyrtar.
Familjarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të nxjerrë trupin. Sipas tyre ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi banesa e 55-vjeçares është afër lumit.
Ndërkohë më herët deputeti Luan Baçi me anë të një postimi në rrejtet sociale u shkruan se policia e Fierit është treguar inekzistente.
“Policia që duam. Ka që mbremë ne oren19 nje zonjë nga fshati Ferras, Shaqe Nexhipi është mbytur në lumë, është lajmëruar policia, por vetëm një ispektor zone rri këtu dhe asgjë tjetër.
Shteti nuk ekziston, askush nuk interesohet, banorët e zonës kërkojnë, të vetëm.
I bëj thirrje kryeministrit, të bëjë detyrën, Policia e Fierit është inekzistente”.- shkruan Baçi.
Mbytet në lumë 55-vjeçarja/ Banorët: Nuk ka polumbarë për kërkime
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...