Mbytet një pushues në plazhin e Shëngjinit

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një pushues është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit. Mësohet se viktima është Besnik Marlika 78 vjeç nga qyteti i Krujës.

Ai ka qenë duke pushuar bashkë me familjen e tij dhe sapo është futur në det dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Personat e ndodhur pranë viktimës kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë por duket se ai ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme.

Zjarr Tv Ad