Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Negociatori për Shqipërinë, David McAllister, njëherazi Zv.Presidenti i PPE-së, ka reaguar lidhur me vizitën që mbajti në Tiranë.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook, McAllister shkruan se kriza politike po rrezikon zgjedhjet në vend.
Statusi i plotë i David McAllister:
Kriza e vështirë politike që ka përfshirë Shqipërinë prej disa javësh rrezikon zgjedhjet e planifikuara të muajit qershor. Ditën e djeshme isha në Tiranë ku ndërmjetësova në takimin mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Në disa fusha pati zhvillime shpresëdhënëse, por në çështjet thelbësore siç janë koha e zgjedhjeve dhe qeveria teknike nuk ka ende konsensus. Tani e vetmja gjë që vlen është kapërcimi i bllokadës.