McGregor në telashe, rrëzikon burgun

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak orë pasi njoftoi tërheqjen nga sporti i MMA-së, Conor McGregor, raportohet se është nën hetim lidhur me akuzat për sulme seksuale. Të paktën këtë shkruan prestigjozja amerikane “Neë York Times”, e cila shkruan se 30 vjeçari është nën hetim nga policia irlandeze. Një gjë e tillë ndodhi edhe në janar të këtij viti, ku një grua e akuzoi McGregor se e ka sulmuar seksualisht në Dublin gjatë muajit dhjetor.

Gjithsesi, ky lajm ka ngjallur reagimin e agjentit të ish-kampioni i UFC-së, Kessler, i cili për “ESPN” ka hedhur poshtë këtë hipotezë.

“Kjo histori ka qarkulluar për disa kohë dhe është e paqartë se pse po raportohet tani. Supozimi se njoftimi i pensionimit të Conor sot lidhet me këtë thashethem është absolutisht e rreme. Duhet të luftojë Conor në të ardhmen, duhet të jetë në një mjedis ku luftëtarët respektohen për vlerën e tyre, aftësitë e tyre, punën e tyre të madhe dhe përkushtimin e tyre ndaj sportit “.-tha mes të tjerash Kessler.

McGregor i dha fund karrierës në disiplinën e MMA-së, ditën e sotme, teksa përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” njoftoi tifozët e tij për vendimin e marrë.

 

Zjarr Tv Ad