Me 11 000 euro në xhep/Grabit një palë sandale…

0
3

U kap duke grabitur një palë sandale me vlerë 40 euro, edhe pse në xhep kishte më shumë se 11 000 mijë të tilla.

Kjo ngjarje ndodhi në qytetin italian të Piaçenczas, ku një grua shtatzënë hyri në një dyqan këpucësh në qendrën tregtare ”Gotico”, mori një palë sandale dhe i futi në çantën e saj, pastaj kaloi në barrierën antivjedhje, por u ndalua nga një roje sigurie.

Megjithëse e reja i shtyu ata në një përpjekje të ngathët për të shpëtuar, ajo u bllokua dhe iu dorëzua oficerëve të policisë, të cilët ndërkohë ishin lajmëruar.

Gruaja u dërgua në stacionin e policisë ku u kontrollua. Në xhepin e saj policët gjetën 6 355 euro, ndërsa në çantë kishte edhe 4 655 të tjera.

Jo vetëm kaq, por gjithashtu kishte veshur bizhuteri ari dhe gurësh të çmuar, të gjitha ndoshta nëpërmjet vjedhjes.

Autorja e vjedhjes u raportua për grabitje dhe vjedhje sendesh me vlerë.