Më 25 prill Partia Socialiste në koalicion? Ja si përgjigjet Rama…

0
423
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit Edi Rama, pas mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste, në një dalje për mediat ka deklaruar se koalicioni i Partisë Socialiste është me qytetarët, duke theksuar se; PS do të  shkojë e vetme në zgjedhje.

Kreu i qeverisë, e ka cilësuar koalicionin e opozitës së bashkuar, “një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm”.

“Sistemi që kemi zgjedhur është një sistem kur çdo parti garon me simbolin e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe një skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit, kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. Në kampin tjetër po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm”, është shprehur Kryeministri Rama.

Zjarr Tv Ad