Ditën e sotme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me banorë të Kodrës së Kuqe në Paskuqan, ku është shprehur s’e qeveria ka bërë investim , duke e transformuar këtë vend, po kështu dhe bashkia ka dhënë kontributin e saj.
“Takim entuziast me banorë të Kodrës së Kuqe në Paskuqan. Sinjali më i fortë i asaj çka do të sjellë 25 Prilli: të majtë të djathtë pa asnjë dallim do të lënë pas sherrnajën e vjetër sfilitëse për parti. Do bëhen bashkë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Investimet e bashkisë dhe qeverisë në këtë zonë të lënë pasdore për dekada janë prova që transformimi vazhdon dhe nuk mund të ndalet nga ata që Paskuqanin vetëm e përdorën si hambar votash, po kurrë nuk e zhvilluan”, kështu shkruan Spiropali në llogarinë e saj në Facebook.