“Me 60% të votave, provuam se nuk na rrëzon dot koalicioni i djathtë”/ Veliaj: Mezi po pres të nisë puna në Vorë dhe Rrogozhinë, përgatitemi për sezonin turistik…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha në një deklaratë për shtyp ditën e sotme se fitorja në bashkinë e Vorës dhe Rrogozhinë tregon qartë se Partia Socialiste nuk mundet dot nga një koalicion i djathtë.

Fituam me 70% të votave, mezi po pres të ndërtohen banesat për familjet që u prekën nga tërmeti dhe të nisë sezoni turisitik”-theksoi ai.

Veliaj:
 Këto bashki kanë qenë kampion në vend, mirënjohje e respekt për punën në këto zgjedhje. Bashkia e Rrogozhinës ka votuar në mënyre masive për kandidatin tonë, dua të falenderoj me zemër të gjithë votuesit, dhe të gjithë ata që janë marrë me procesin.

E çmojmë besimin tuaj dhe do bëjmë çmos për banesat, është dhe zona e Spillesë. Mezi po pres të përgatitemi për sezonin turistik sepse u dobësua prej pandemisë dhe tashmë kjo zonë që jeton me tokën do të ketë një të ardhme më të bukur. Për ata që nuke votuan PS, do u shërbejmë të gjthëve njësoj, me të njëjtën ambicie për ti zgjidhur hallet deri në fund, mezi pres tu provojmë se nuk do bëjmë asnjë diferencim.

Me fitoren në Vorë dhe Rrogozhinë nuk kemi lënë hapësirë të mendojmë se një koalicion do mundte PS, dhe kemi provuar që puna është më e mirë se dhuna, bashkimi më i dobishëm se përcarja.

Në Vorë dhe Rrogozhinë mbizotëroi qytetaria, fituam me 60% të votave. Beteja gati ka mbaruar dhe ne na duhet të ecim para me këtë frymë bashkëpunimi. Sot është dhe 7 marsi, urime mësuesve!

Zjarr Tv Ad