Me 69 vota pro, pas Shqipërisë, Gjermania njeh patentat edhe të Kosovës

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtej e tutje konvertimi i patentave shqiptare dhe kosovare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë. Këtë e miratoi sot në Berlin, Këshilli Federal, i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale.

“Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!” – tha Winfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Württemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat.  Politikani i Gjelbër argumentoi, se shumë imigrantë nga Kosova punojnë në zanate që kanë nevojë për një patentë, si kopshtari, ndërtimtari, dhe ne nganjëherë ua vështirësojmë jetën më shumë se ç’duhet”. Fjalë, të cilat ai ia drejtoi kryesisht ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, i cili nuk e humbi rastin për të qenë vetë i pranishëm në Sallën e Këshillit Federal, kur u mor vendimi.

Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë (Bundesanzeiger), me shumë gjasa brenda dy javësh.

Zjarr Tv Ad