“Me Bashën nuk kam fare komunikim”, Salianji: Qëndroj në PD pavarësisht se kush do të jetë kryetari

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji tregoi në një intervistë në “Kjo Javë” se nuk ka asnjë komunikim me ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

I pyetur nëse do të largohet nga partia në rast se kryetar zgjidhet Sali Berisha, Salianji u shpreh se do të qëndrojë në PD pavarësisht kush do të jetë kreu i ri.

“Në 7 mars ka qenë komunikimi i fundit me Bashën, kur i kam kërkuar të japë dorëheqjen. Nuk kam komunikim pas atij momenti.

Do jem në PD kushdo të jetë kryetar, qëndrimet publike dhe shqetësimi im që PD duhet të ketë marrëdhënie strategjike me SHBA dhe në këtë sens do bëj çdo gjë që këto marrëdhënie të jenë në këtë sens. Nuk bie dakord me sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim, ne nuk kemi betejë me asnjë përfaqësues amerikan, duhet dhënë fund debateve të brendshme në parti”, tha ai.

Zjarr Tv Ad