Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ndodhej në Shkodër aty ku dhe zhvilloi një sërë takimesh.
Krahas fushatës, kreu i qeverisë u kërkoi ekipit të tij t’i shkrepnin një foto me një bebe. Kjo foto u postua nga Rama në llogarinë e tij në “Facebook”, ku krah së cilës ndau dhe një histori kur ai vetë ka qenë fëmijë.
Gjithashtu kryeministri tha se kjo foto do tëm betet arkiv së bashku me punën e madhe që do të bëhet në Shkodër.
“Kur isha pak më i madh se ky bebi, në Tiranë shfaqej në rrugë një arushë e cirkut që quhej Silva, me zbutësin e saj legjendar Tahir Baçova dhe prindërit i afronin fëmijët sa të mundnin për t’iu gëzuar Silvës, teksa Tahiri jepte garanci me buzën vesh më vesh, ku fekste bindshëm një dhëmb i florinjtë😍
Asokohe s’kishte ajfona kësisoj ne s’kemi foto të fëmijërisë me Silvën, po arusha e fotografuar në mendje më kujtohet sa herë prindërit m’i japin fëmijët në krahë për të nxjerrë një foto, e cila uroj shumë të mbetet në arkivën e tyre prej meje bashkë me sa më shumë punë të mira për vendlindjen e tyre🙏