Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se do të bëjë përpjekje që kjo forcë poltike të bashkohet dhe nuk do të hyjë në beteja për ta ndarë atë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Salianji nënvizoi se mos dalja e PD-së me kandidatë të përbashkët në disa zona, përbën një avantazh për qeverinë e kryeministrit, Edi Rama.
“Unë jam në opozitë dhe jam me Partinë Demokratike. Padiskutim, e kam thënë pas 6 marsit që do bëj përpjekje që Partia Demokratike të bashkohet dhe nuk hyj më në beteja sesi të ndahet Partia Demokratike.
Kam bërë edhe përpjekjet për të dalë me kandidatë të përbashkët, mesa duket në disa zona do të arrihet që të kemi kandidatë të përbashkët, në disa të tjera do të kemi kandidatë të ndryshëm.
Kjo nuk është e mirë për Partinë Demokratike dhe padiskutim që i shkon një avantazh paraprak të qeverisë ddhe Edi Ramës”, theksoi ai.