Kryetari i partisë së pensionistëve, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri, që ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës, ishte i ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit”, ku dha disa sqarime shumë të nevojshme, lidhur me përformancën e tij në Parlament.
Jenishehri u shpreh se, nuk ka nevojë për parët dhe rrogën që merr nga Kuvendi. Deputeti ka theksuar se është pronar i një prone, nga e cila mer 900 mijë lekë qira mujore. Ndërkohë i pyetur për përdorimin e biçikletës, ai ka thënë se është preferenciale, pasi ka edhe një makinë fuoristradë.
“Është një gabim se ne njerëz jemi. Se dhe mediat kanë bërë mediat. Nga ana juaj është gabimi njerëzor. Se unë kam thënë një pensionist është 75-90 vjeç. Ai ka nipër e mbesa të veta. Por ata janë në pension. Janë pensionista që kanë nipa e mbesa që i kanë moshatar. Jo të një brezi. U kam thënë mediave që i kam falur për këtë që kanë bërë. Më është prish normaliteti, se më kanë nxjerrë si një njeri të lodhur. Do bëj kallëzim unë për Metën. Do përfundojë burg. Do i bëj kallëzim penal se ka shpërdoruar detyrën. Marr 9 milion lekë në muaj. Jam pronar i një objekti dhe s’kam nevojë për lekë. Jam me kontratë qiraje. Kam fuoristradë. Po makina të fut Covidin. Ndërsa biçikleta i fut trotuarit”.
Ndërkohë Jenisheri, ka treguar edhe një histori tjetër nga e kaluara e tij, duke thënë se ka qenë një trajner profesionist që me seancat stërvitore, bënte që futbollistët të shkonin në një rang profesional gati për kombëtaren.
“Kam qenë trajner futbolli. Por unë kam nxjerrë një mënyrë që nga i zakonshëm, bëhesh futbollist i jashtëzakonshëm. I kam thënë Federatës hajde më merr. Por ata më thonë bëje libër dhe ta marr unë. Ilir Kepës i kam bërë 30 seanca. Ilir Pelinku i kam bërë stërvitje për çdo ditë”. Ndërkohë në fund të emisionit, Jenisheri është shprehur se pushimet ka dëshirë që t’i kalojë në Durrës.
“Për pushime kam qejf që të shkoj në Durrës”, tha Jenisheri.