Me çantën e shpinës dhe pa bluze, dalin pamjet e të riut që u gjet i vdekur në portin e Durrësit, po tentonte të shkonte drejt…

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person është mbytur në portin e Durrësit këtë të dielë, ndërsa trupi i tij është konstatuar nga Policia kufitare.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën është një shtetas i huaj, dyshohet sirian.

Në një foto që është bërë publike nga mediat, viktima shihet me çantën e shpinës në kurriz, në përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria.

Paraprakisht burimet saktësojnë se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa trupi ka qenë i padekompozuar.

Mësohet se i riu ka tentuar që të kalojë ilegalisht në drejtim të Italisë, por në rrethana që nuk dihen ende është gjetur i mbytur.

Me mijëra emigrantë shfrytëzojnë Shqipërinë si pikë tranziti drejt Europës, por në disa raste ata janë viktima, qoftë të fatit, qoftë të trafikantëve që i braktisin, edhe pse kanë marrë në këmbim para për transportin e tyre.

Njoftimi i policisë: Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad