Me çantën të mbushur plot me euro/ Është ndaluar në Kakavijë i riu nga Saranda

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Kufitare e Kakavijës, ka kapur një sasi të mëdha eurosh, të cilat po dërgoheshin në drejtim të Greqisë.

Autoritetet, kanë kontrolluar në vijën e dytë kufitare një 30-vjeçar nga Saranda, teksa po udhëtonte me automjet drejt Greqisë.

Në çanten e tij, janë gjetur një sasi prej 30,000 euro të padeklaruara. Mësohet se 30-vjeçari, është shoqëruar dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për rastin në fjalë, si dhe për origjinën e të ardhurave.

Zjarr Tv Ad