Me celularë në qeli, arrestohet në flagrancë i dënuari në Rrogozhinë…e njohin si ‘Kartela’

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kontrollet e shumta edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit, kanë zbuluar paligjshmëri në mesin e të dënuarve. Një i burgosur është arrestuar në flagrancë për një tjetër akuzë të rëndë ndaj tij, atë të sendeve të palejuara në qelinë e burgimit.

Nga hetimet e nisur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Rrogozhinë, i dënuari Endri G, i njohur si “Kartela”, u kap me disa telefona dhe sende të paligjshme në qelinë e tij.

Vepra penale që rëndon ndaj tij parashikohet nga neni 324/a, i Kodi Penal.

Kujtojmë se më herët hetimi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje në IEVP si dhe ka kryer disa arrestime të bujshme në këtë sektor të rëndësishëm siç janë burgjet e vendit.

Zjarr Tv Ad