Të tjera detaje janë bërë publike me skandalin për Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit, e cila ka qenë pjesë e kabinetit të Olta Xhaçkës, gjatë kohës që ka qenë e deleguar e PS në Dibër.
Pasi Nuredin Dumani është arrestuar me 29 mars 2022 dhe pas rreth një muaji që ai ka nisur rrëfimin për dhjetra vrasje mafioze, Xhuljana Dumanin e kanë lëvizur nga pozicioni i saj në Ministrinë e Jashtme, për të fshehur gjurmët.
Ndërkohë pas kësaj lëvizjeje të fshehur, po në të njëjtën mënyrë, Xhuljana Agim Dumanin e kanë pajisur me certifikatë sigurie të NATO-s.
Pavarësisht se problemi nuk është vetë Xhuljana Dumani, por e njëjta sot nuk duhej të ishte pjesë e zyrës ku kalonjnë të gjitha sekretet e Ministrisë së Jashtme, informacionet nga NATO, Abasadat etj.
Nga Vettingu janë shkarkuar dhjetra gjyqtarë e prokurorë vetëm se kanë pirë kafe me një person të inkriminuar dhe e njëjta linjë duhej të ishte ndjekur edhe për Xhuljana Dumanin, mund të mos hiqej nga puna, por jo në një strukturë të tillë.
Thelbi është i qartë, motra e një vrasësi me pagesë, ka në duar sekrete që lidhen me sigurinë ndërkombëtare të NATO-s dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.
Në kohën kur vëllai i saj Nuredin Dumani, mbi të cilin rëndojnë 17 akuza ka qenë në kërkim, Xhuljana Dumani punonte në Ministrinë e Jashtme tek zyra kryesore e informacioneve të sigurisë.
Nuredin Dumani, i akuzuar për vrasjes me pagesë është emri më i lakuar sot për sot, pasi ka zbardhur në SPAK, dhjetra vrasje mafioze.
Ndërkohë e motra, në kulmin e rrëfimeve të të vëllait për krimet , është pajisur me certifikatë sigurie të NATO-s nga DSIK. Në skandal janë përfshirë she disa institucione të tjera të shtetit.
Mbi ministren Olta Xhaçka ngrihen dyshime se ka punësuar motrën e Dumanit, për mbështetje politike në qarkun e Dibrës ku ajo ishte e deleguar./ Stavdart/