“Me çizme pa çizme”, Vasili i kujton Ramës zotimin për negociatat dhe e akuzon si gënjeshtar

0
7

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i kujtoi sot Ramës një zotim të bërë një vit më parë për negociatat.

“Me çizme pa çizme, me këpucë pa këpucë, me taka pa taka, ne do ti hapim negociatat me BE”.

Deklaratën Rama e bëri në janar të 2018, në ditëlindjen e gjashtë të Forumit Rinor Eurosocialist.

Vasili akuzoi Ramën dhe përfaqësues të tjerë të PS-së se gënjyen shqiptarët për dështimin me negociatat.

Vasili: Gënjeshtare ordinere vetëm kjo mund te thuhet për Edi Ramen dhe rilindjen. Dolën e gënjenin si një tufe llazoresh e thane qe vetëm Presidenti Macron ishte kundër. E vërteta është se shumica e vendeve ishte pro hapjes se negociatave me Maqedoninë.Ndërsa shumica e vendeve ishte kundër hapjes se negociatave me Shqipërinë. Ishte Franca dhe Presidenti Macron qe nuk lejuan qe te ndaheshin te dy vendet dhe Maqedonia u dënua për shkak te Edi Rames dhe rilindjes.Mashtrim si te gjithë te tjerët. Turp për mediat e supës se Edi Rames qe gënjejnë shqiptaret dhe arrijnë qe te censurojnë edhe Presidentin Makron. Matufët kujtojnë se njerëzit informohen vetëm prej tyre.

Ndaj dhe Vasili publikoi deklaratën e Presidentit Macron me zë, figurë dhe me shkrim.

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjerë që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin” tha Macron.