Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të dëshmuar Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, pas dëshmisë së Alizotit, se ky i fundit e ka marrë me makinë dhe e ka çuar bë Prokurori. Mësohet se Veliu do të japë dëshminë e tij sot në orën 13:00, për të dhënë versionin e tij të ngjarës dhe si qëndron e vërteta. Por edhe pse do të dëshmojë para organit të akuzës, Veliu në një deklaratë publike ka mohuar lidhjen me Alizotin
Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, deklaron në një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë dhe e prezantuar publikisht nga deputeti Salianji, është fund e krye E PAVËRTETË. Për këdo të interesuar është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.