“Me dorëheqjen e Bashës, grupi i “Foltores” është në avantazh”, Çipa: PD është në kuotat më të ulëta të ekzistencës politike, veprimet e Berishës…

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në emisionin “Me Xhaxhiun” në Faxnews ka qenë i ftuar gazetari dhe analisti Aleksander Çipa, i cili ka folur në lidhje me zhvillimet më të fundit në selinë blu, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Çipa tha se sot pas doreheqjes së Bashës, grupi i “Foltores” është në avantazh. Ai tha se sot PD është në kuotat më të ulëta të ekzistencës politike.

Ndër të tjera Çipa shtoi se të gjitha lëvizjet e Berishës tregojnë se ai mund të jetë një kandidat i mundshëm në garën për kreun e PD.

Pjesë nga intervista:

“Është e vështirë të flitet për një kompromis por ajo që është evidente pas largimit të Bashës, grupi i “Foltores” ka kaluar në një avantazh”.

Cfarë fature po paguan PD e 2022? E ka mbyllur ciklin politik? Është më shumë një krizë lidershipi?

“Rikthimi i Berishës në PD, ka status quo. Po jemi para një momenti ku PD është në kuotat më të ulëta të ekzistencës politike, kjo status quo favorizohet nga mungesa e një aktivizimi, e atyre që mund të jenë rivalitetet për hapjen e garës për kryesimin e garës.

Edhe veprimet politike, dhe lëvizjet e Berishës janë në cilësitë e një kandidati të mundshëm.

Basha nuk i ka kapacitetet për një lojë të barazvlefshme me Berishën. E vetmja mënyrë për tu marrë në konsideratë mbetet një proces i mundshëm i hapur nga Berisha”.

Do rikthehet Basha?

“Nuk ekzistojnë premisa, e vetmja mundësi është të ketë një proces jurdik nga Berisha. SHBA e ka thënë qartë se nuk do të ketë komunikim me njërez nom grata, është e panegociueshme”.

Nje PD me Sali Berishën kryetar, cfarë fati do të ketë? Mund të ketë një fytyre të re me Berishën?

“Nuk e mbart entuziazmin për këtë rikthim me Berishën në krye.

Berisha mund të maksimalizoje forcat e brendshme të PD por eshtë e pamjaftueshme për të gëzuar mbështetjen për qeverisje”.

Zjarr Tv Ad