Me dorën hedhur krahëve të Macron, kryeministri Rama publikon fotot nga Forumi i Paqes në Paris

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën këtë të shtunë, me disa foto nga Forumi i Paqes që është mbajtur mbrëmjen e djeshme në Paris. Me ftesë të presidentit Macron, ai ka mbërritur në kryeqytetin e Francës me bashkëshorten Linda Rama.

Në foton zyrtare me Macoron dhe bashkëshorten e tij, Rama shihet me dorën hedhur krahëve të presidentit francez, duke treguar dhe njëherë afrimitetin dhe miqësinë që ka me të.

Po ashtu, mes fotove kryeministri shqiptar shihet i ftuar në panelin kryesor të diskutimit, por dhe në panele të tjera me liderë ballkanikë dhe europianë. Ai shihet krah kryeministrit shqiptar të shkarkuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjithashtu.

Zjarr Tv Ad