Me duar të lidhura në gjykatë, djali nuk pendohet për vrasjen e nënës: Më bëri magji

0
659
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Korçës vendosi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 44-vjeçarin Olsi Çekiçi, i cili kreu krimin makabër duke i prerë kokën nënës së tij të moshuar, Firdes Çekiçi, rreth 70 vjeçe.

Ai doli sot para gjykatës me duar të lidhura prapa shpine dhe me maskë në gojë.

Burime  bëjnë me dije se gjatë dëshmisë së tij para gjykatës, Olsi Çekiçi nuk u shpreh i penduar. Ai tha nëna e tij i kishte bërë magji dhe merrej me djalin.

Avokati i 44-vjeçarit i ka kërkuar gjykatësit për një masë masë 40 ditore për mbledhjen e  dokumentave për gjendjen mendore, por është refuzuar.

Ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi më 6 gusht 2020.

Shtetasi Olsi Çekiçi rreth 44 vjeç, sipas policies ishte konsumues të lëndëve narkotike dhe vuante nga probleme mendore.

Ai akuzohet për ”vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe dhunë në familje” Gjykata do I caktojë një avokat për ta përfaqësuar në këtë seancë të masës së sigurisë pasi ai nuk mbrohet nga asnjë avokat.

Zjarr Tv Ad