Me duart në kokë dhe me puro në gojë, ja si e priti humbjen Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa në kampin e socialistëve festa shpërtheu që në orët e mëngjesit, ndryshe u prit humbja në kampin kundërshtar dhe sidomos në atë të OMONIA-s, e cila kishte vendosur kandidatin e saj Petro Gjikuria përballë Vangjel Tavos.

Pamjet treguan jo vetëm zhgënjim, por edhe nervozizëm për dështimin elektoral në zgjedhjet e pjesshme. Madje në një moment, ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s, njëherësh kryetar i KZAZ-së nr.88 të Himarës, Marin Suli, ai që është filmuar pas shpalljes së fitores së Vangjel Tavos si kryetar bashkie. Teksa qëndronte i vetmuar pas kutive të votimit, Suli shihet teksa mban kokën me dorë dhe më tej ndez një puro për të kaluar stresin elektoral dhe mërzitjen për humbjen e papritur.

Ashtu sikurse edhe me Fredi Belerin më 14 Maj 2023, edhe pse nga qelia, OMONIA, PBDNJ dhe faktori grek prisnin fitoren edhe të Gjikurisë, por kjo nuk u përsërit. Suli pati edhe përplasje gjatë procesit të votimit dje (4 Gusht), teksa akuzoi socialistët se kishin kërcënuar me jetë komisionerin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në fshatin Vranisht.

Zjarr Tv Ad